Presioni amerikan dhe hetimi i SPAK? Anulohet tenderi 400 mln euro për Portin e Ri të Durrësit

Presioni amerikan dhe hetimi i SPAK? Anulohet tenderi 400 mln euro për Portin e Ri të Durrësit

Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, procedura e tenderit për ndërtimin e Portit të Ri tregtar në Porto Romano, Durrës është anuluar.Sipas raportimeve në media këtë të mërkurë, procedura është anuluar me argumentin se kompania e vetme e mbetur në garë Archirodonnuk paraqiti ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar (9 mars 2026).Ndërkohë ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi Dhoma Amerikane e Tregtisë i dërgoi Edi Ramës një e-mail në adresën elektronike ku e këshillonte të bëjë një hap pas në lidhje me Portin e Ri.Emaili u dërgua nga Grant Van Cleve, kreu i Dhomës Amerikane, i cili theksonte ndër të tjera se një port me kapacitete të kufizuara në Durrës do të rrezikonte seriozisht projektin e Korridorit 8, një korridor me rëndësi strategjike...