“Presim një dosje të bujshme në vijim”, gazetari: Do të ketë zhvillime pas takimit të VanHorn me Klodian Brahon

“Presim një dosje të bujshme në vijim”, gazetari: Do të ketë zhvillime pas takimit të VanHorn me Klodian Brahon

Këtë të shtunë në emisionin televiziv u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë. Gjatë emisionit, gazetari Xhoi Malësia dha detaje shtesë mbi këtë mbështetje. “Ky ishte një takim shumë i rëndësishëm, edhe pse zoti Braho u emërua zyrtarisht në dhjetor. Këto kanë qenë ditët e para të vitit 2026, ku ka pasur një ndryshim ose ripërcaktim të roleve. Në postimin e Ambasadës Amerikane shihet edhe zoti Dumani, i cili do të jetë dhe më tej drejtuesi i seksionit të jashtëm. Mendoj se është një tranzicion i rëndësishëm, pasi të gjithë prisnin ndoshta një ngadalësim të ritmit pas largimit të Dumanit. Por duket se do të ketë një vazhdimësi të qartë. Direkt pas këtij takimi,...