Prej një viti pa urë, izolohen 70 banorë në Shishtavec të Kukësit

Prej një viti pa urë, izolohen 70 banorë në Shishtavec të Kukësit

Kushtet e rënduara atmosferike dhe dimri e bëjnë jetën edhe më të vështirë, kryesisht për banorët e fshatrave të thella malore. Banorët e lagjes Gjuta në Shishtavec të Kukësit, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, rrezikojnë jetën çdo ditë duke kaluar mbi një urë provizore, e ndërtuar pas shkatërrimit të urës ekzistuese. Mungesa e urës dhe rreziku që kanoset gjatë kalimit mbi të ka penguar shkollimin e 10 nxënësve të kësaj zone, të cilët duhet të udhëtojnë më shumë se 30 minuta drejt shkollave të fshatrave Shishtavec dhe Novosej. Izolimi është bërë i zakonshëm sa herë që ka reshje. Mes thirrjeve për ndihmë, banorët kujtojnë edhe premtimin e pambajtur për rindërtimin e urës, e cila u shkatërrua një vit më parë. Banorët e lagjes Gjuta në...