Prej ditësh e bllokuar/ Në Arrat e Gurrës dislokohen Ushtria dhe FNSH, vendoset perimetër i rreptë sigurie
Pas katastrofës natyrore të ndodhur në zonën e quajtur Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku segmenti rrugor është bërë i pakalueshëm për një kohë të gjatë për shkak të rrëshqitjeve dhe fundosjes masive të tokës, autoritetet kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie. Burime zyrtare konfirmojnë se në terren do të dislokohen forcat e Ushtrisë si dhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), me qëllim garantimin e perimetrit të sigurisë dhe parandalimin e çdo rreziku për jetën e qytetarëve. Prania e forcave të sigurisë synon të mbajë nën kontroll zonën, të shmangë hyrjet e paautorizuara dhe të sigurojë mbarëvajtjen e operacioneve teknike. Segmenti i dëmtuar paraqet rrezik të lartë për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit, ndërsa ekspertët vijojnë monitorimin e situatës....
Burimi:
sot.com.al