“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend
Komisionet parlamentare morën në shqyrtim dhe miratuan të hënën vetëm me votat e mazhorancës një nismë ligjore të mbështetur nga qeveria, që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private. Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Erjon Malaj, Agjencia që administron infrastrukturën digjitale shtetërore nuk do të kryejë më prokurime dhe lidhje të kontratave për mirëmbajtjen e platformave – duke ia transferuar këtë detyrë një shoqërie TIK, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve. Deputetët e opozitës e kundërshtuan projektligjin dhe e konsideruan atë si të nxitur nga hetimet e bujshme të Prokurorisë së Posaçme, që zbuluan ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal në krye...
Burimi:
sot.com.al