Pranverë me dëborë/ Malësia e Krujës ‘vishet’ nga bardhësia e dëborës, pamjet mbreslënëse nga Qafshtama
Moti ka bërë një kthesë të fortë që prej ditës së djeshme. Rënia e temperaturave ka bërë që reshjet e shiut gjatë natës të kthehen në reshje të dendura dëbore në Malësinë e Krujës. Në disa zona niveli i saj ka arritur deri në 20 cm. Ndërkohë edhe Parku i Qafshtamës është nën petkun e dëborës duke na sjellë një pamje mbreslënëse. Temperatura maksimale në këtë zonë shënon 3 gradë celcius.
Burimi:
sot.com.al