Prangoset 33- vjeçari në kërkim i larguar nga burgu, shpallet në kërkim për vjedhje 20- vjeçari nga Dajçi…

Prangoset 33- vjeçari në kërkim i larguar nga burgu, shpallet në kërkim për vjedhje 20- vjeçari nga Dajçi…

Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin G. B., 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin K. N., 20 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bardhaj, motomjetin në pronësi të një shtetasi. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin...