Pranga 41- vjeçarit që dhunoi bashkëketuesen, arrestohet edhe shoferi i dehur në timon…

Pranga 41- vjeçarit që dhunoi bashkëketuesen, arrestohet edhe shoferi i dehur në timon…

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. H., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, automjeti është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit; -referuan materialet në Prokurori, për vlerësim fakti, pasi dje në lagjen “Skënderbeg”, shtetasi P. A., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është vetërrëzuar. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. F., 41 vjeç, banues në fshatin Oblikë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; Shënim: Disa...