Porto Romano, Klosi: Lidh Shqipërinë me Europën! Nuk u pranua kurrë të realizohej siç duhej!

Porto Romano, Klosi: Lidh Shqipërinë me Europën! Nuk u pranua kurrë të realizohej siç duhej!

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi, i ftuar në një emision televiziv komentoi projektin e shumëpërfolur të portit të Porto Romanos duke thënë se projekti i Korridorit 8 nuk u pranua kurrë të realizohej sic duhej në vendin tonë. Më tej, ai tha se kjo pikë është tepër e rëndësishme për vendin dhe afrimin e tij me Europën. “Korridori 8 nuk u pranua kurrë të realizohej ashtu siç duhej dhe ka qenë pjesë e bllokimit të gjithanshëm. U bllokua ndërtimi i një porti shumë të rëndësishëm, i cili është një pikë kyçe që afron Shqipërinë me Europën dhe ka ndikim tek miqtë dhe armiqtë tanë. Sa i përket aeroportit në Europë, ka pasur debate sepse është një pjesë e rëndësishme e rrjetit që ndikon...