Polumbarët në ditën e dytë në lumin Mat, vazhdojnë kërkimet në lumin Mat
Vijojnë kërkimet në lumin Mat për gjetjen e 30-vjeçarit, shtetasit J. K., i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, ndërkohë që ndodhej si pasagjer brenda një automjeti që pësoi aksident. Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë kanë vazhuar kërkimet që prej datës 10 janar. Përmes një njoftimi, bëhet me dije se në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër (FNSH), Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët. Deri në këto momente, nuk është...
Burimi:
sot.com.al