Zyrtari i PE i prerë: Çështja Balluku, test kritik për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit!

Zyrtari i PE i prerë: Çështja Balluku, test kritik për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit!

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, në një konferencë për mediat nga Tirana është pyetur sërish për çështjen e Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin McAllister u shpreh se nuk është në pozicion të komentojë rastë individuale në detaje ligjore, por theksoi se çështja që përfshin Ballukun është një test kritik për Shqipërinë në luftën e saj ndaj korrupsionit. “Nuk jam në pozicion të komentoj raste individuale në detaje, por do të them se çështja që përfshin zv/kryeministren Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”, u shpreh ai.