Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së
Shqipëria vazhdon të përballet me sfida serioze në fushën e paraburgimit, si në drejtim të numrit të lartë të personave në paraburgim, ashtu edhe në kohëzgjatjen e tij, vlerëson Gianluca Esposito, drejtor i përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Evropës, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSh). Sipas Espositos, situata aktuale paraqet arsye reale për shqetësim. Ai i referohet raportit më të fundit të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), i cili evidenton se Shqipëria vazhdon të ketë një nga normat më të larta të burgosjes midis shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. CPT gjithashtu identifikoi një përdorim në rritje të paraburgimit, duke rezultuar në mbipopullim në disa nga qendrat e paraburgimit. “Sipas...
Burimi:
javanews.al