Zyrtari i lartë europian ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama ndan deklaratën

Zyrtari i lartë europian ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama ndan deklaratën

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook-un e tij këtë të premte, 30 janar, deklaratën e Gianluca Esposito, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, sa i takon praktikës së paraburgimit në vendin tonë. “Mbipopullimi i burgjeve mbetet sfidë e madhe për administratën shqiptare të burgjeve dhe këtë nuk e them unë. E thotë Komiteti ynë për Parandalimin e Torturës. Paraburgimi mund të justifikohet në një rast të caktuar vetëm nëse ekzistojnë tregues specifikë për një nevojë reale të interesit publik. Gjykata për të Drejtat e Njeriut vëren gjithashtu se autoritetet kombëtare gjyqësore duhet të marrin në konsideratë marrjen e masave më pak dëmtuese se paraburgimi në fazën para nisjes së gjyqit, në varësi të rrethanave specifike të çështjes. Është...