“Zv.kryeministrja vjedh miliona”/ Blushi përplaset me Peleshin: Dorëzoni Ballukun, korrupsioni, vija e kuqe

“Zv.kryeministrja vjedh miliona”/ Blushi përplaset me Peleshin: Dorëzoni Ballukun, korrupsioni, vija e kuqe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me Niko Peleshin në Konferencën e Kryetarëve. Debati është zhvilluar për imunitetin e Belinda Ballukut. “Ju miratoni ligje për të dënuar me burg shqiptarët për parkim dysh dhe nuk dorëzonin para drejtësisë Zv/kryeministren hajdute të kapur për vjedhje në flagrancë. Standardi që shqiptarët të bëjnë burg për parkimin dhe Zv/Kryeministrja të jetë e lirë për vjedhje është irrituese. Korrupsioni duhet të jetë vija e kuqe për Kuvendin. Asnjë mbrojtje të mos ketë për çdo zyrtar hajdut që vjedh qytetarët më të varfër të kontinentit. Revoltuese të dënoni me burg shqiptarët e thjeshtë për parkimin dysh dhe të mbroni një hajdute të qindra milion euro. Imuniteti i duhej hequr dje, jo nesër. Boll e keqpërdoret...