“Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët”, Begaj mesazh për Vitin e Ri: Shëndet, gëzime dhe mbarësi

“Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët”, Begaj mesazh për Vitin e Ri: Shëndet, gëzime dhe mbarësi

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, në prag të ndërrimit të viteve ka uruar qytetarët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë. Presidenti bëri thirrje për më shumë bashkëpunim, përkushtim ndaj vlerave të familjes dhe të rinjve, si dhe për një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë në vitin që vjen. Ai gjithashtu përgëzoi punën e vazhdueshme të qytetarëve dhe institucioneve për një Shqipëri të integruar në Bashkimin Evropian. Mesazhi i Presidentit Viti që po mbyllet ishte një vit përpjekjesh dhe sfidash, ku Shqipëria dëshmoi sërish vullnetin për të ecur përpara. Kemi ende punë për të ngushtuar pabarazitë dhe për të forcuar besimin tek institucionet. Forcuam rolin tonë ndërkombëtar dhe hodhëm hapa konkretë drejt Bashkimit Evropian....