Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik
Analisti Prec Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog”, u shpreh se tërheqja e presidentit amerikan Donald Trump nga një skenar i mundshëm ushtarak shmangu pasoja të rënda globale. Sipas Zogajt, situata kishte marrë përmasa shqetësuese, pasi shumë aktorë ndërkombëtarë e konsiderojnë Trump si të paparashikueshëm dhe ekzistonte frika reale se ai mund të ndërmerrte një sulm me pasoja shkatërruese. “Thelbi është tërheqja e presidentit Trump nga një skenar që u duk apokaliptik. E gjithë bota, duke e njohur natyrën e tij që shumë njerëz e konsiderojnë të paparashikueshëm, kishte frikë se ai mund ta niste atë lloj sulmi që paralajmëroi, i cili do të ishte normalisht shkatërrues, pasi SHBA i ka këto potenciale. Ushtria amerikane ka potencial për të shkaktuar dëme shumë të mëdha edhe...
Burimi:
javanews.al