Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

Analisti i njohur Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, të moderuar nga Alba Alishani, paralajmëroi se klasa politike shqiptare, pavarësisht ngjyrave partiake, duket se ka gjetur një emërues të përbashkët – strategjinë e vonesës së drejtësisë përmes kohës. Sipas Zogajt, ajo që po shohim nuk janë thjesht manovra sporadike të avokatëve mbrojtës, por një përpjekje e organizuar dhe gjithëpërfshirëse e elitës politike. Sipas tij, qëllimi është i qartë: të fitohet kohë për ta lodhur dhe zhvlerësuar procesin hetimor. “Ka zvarritje në Gjykatën Kushtetuese, në GJKKO, në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Kjo bëhet që të zhvlerësohen hetimet,” u shpreh Zogaj. Analisti theksoi se pavarësisht retorikës publike ku palët sulmojnë njëra-tjetrën, kur vjen puna te përballja me drejtësinë, të gjithë bashkohen te teknika e...