Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

Analisti Preç Zogaj ka bërë një rezyme të hollësishme të zgjedhjeve të 11 majit, ku PS doli forcë fituese me 83 mandate, ndërsa PD mori vetëm 50 mandate duke pasur një diferencë të madhe votash me partinë në pushtet. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Zogaj theksoi se zgjedhjet nuk patën surpriza të mëdha dhe se rezultati ishte i parashikuar qartazi dhe se për këtë, sipas tij, ndikoi kriza e opozitës, që ka pasuar pas vitit 2021. “11 maji nuk kishte surpriza ishte parashikuar qartazi fitorja e PS me shumë diferencë dhe ishte parashikuar qartë rënia e PD në lokacion me Partinë e Lirisë, ishte parashikuar qartazi suksesi relativ i disa partive të vogla, që jo se nuk bënë surpriza, por si rezultat i sistemit zgjedhor...