Zjarri te tregu i “5 Majit”/ Akuza e fortë e Berishës: Bizneset i dogji mafia e kokainës e drogës, duan të ndërtojnë kulla!

Zjarri te tregu i “5 Majit”/ Akuza e fortë e Berishës: Bizneset i dogji mafia e kokainës e drogës, duan të ndërtojnë kulla!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha lëshoi akuza të forta sa i takon zjarrit te 5 Maji. Ai tha se mafia e drogës dhe e kokainës i dogji këto biznese për të ndërtuar kulla.  “Është koha që PD të bëjë gjithçka për angazhimin maksimal në përmbushje të misionit të saj. Në të njëjtën kohë kur nuk jep asnjë ndihmë, nuk cakton fondin, digjen 2000 biznese në mes të Tiranës. Mijëra qytetarë humbasin bukën e gojës. Qindra mijëra shqiptarë që visheshin te ai treg, tani nuk kanë mundësi që të blejnë vota. Mafia e kokainës, e drogës, i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh”, tha ai.