“Zhytet” në ujë Tedi Blushi në Durrës: Nuk na përmbyti Zoti, gjendja e emergjencës të shpallet shpejt

“Zhytet” në ujë Tedi Blushi në Durrës: Nuk na përmbyti Zoti, gjendja e emergjencës të shpallet shpejt

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka vizituar një famije në Durrës e cila ka pësur përmbytje të banesës së tyre për shkak të rreshjeve të dendura të shiut. Në postimin e tij Blushi shkruan: “Sot, pranë qytetarëve të Durrësit. Nuk i përmbyti Zoti, por korrupsioni. Një dramë e rëndë që ka goditur qindra familje. Gjendja e emergjencës duhet të shpallet urgjentisht. Çdo familje e prekur duhet të dëmshpërblehet deri në qindarkën e fundit, për çdo pasuri të dëmtuar”, shprehet Blushi.