Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të PD Vlorë, zbardhet fokusi i diskutimeve
Sot u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, z. Flamur Noka, dhe Koordinatorit për Mbikëqyrjen e Procesit Zgjedhor, z. Aurel Bylykbashi. Në fokus të mbledhjes ishte analiza politike dhe organizative e PD Vlorë në të gjitha njësitë, në funksion të zgjedhjeve të 11 majit 2025, ku u evidentuan problematikat, sfidat dhe potencialet për forcimin e partisë. U shqyrtuan gjithashtu propozimet e ardhura nga baza për kandidaturat për Kryetar të Degës së PD Vlorë, si shprehje e demokracisë së brendshme dhe përfshirjes së anëtarësisë. Kryetari i PD Vlorë, z. Hysni Sharra, dhe z. Aurel Bylykbashi prezantuan raportin përmbledhës të analizës, të hartuar sipas udhëzimeve të Kryesisë së PD-së.
Burimi:
sot.com.al