Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zhvendosjen organizative të zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë, duke theksuar se po keqinterpretohet qëllimisht ose gabimisht dallimi mes adresës fizike të institucionit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Gjatë “Shënimeve të Javës” në podcastin “Flasim”, Rama sqaroi se Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka kaluar prej kohësh në një model modern shërbimesh online, përmes platformës e-Albania. “U ngatërrua qëllimisht ose më falni idiotësisht, adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitiv me sportele, radha, ecejake, zvarritje etj, etj, në një model shërbimesh online, ende i pambyllur plotësisht në të gjithë ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës, e-Albania, ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale,...
Burimi:
javanews.al