Zhvendosja e Kadastrës nga Vlora në Tiranë, Rama: Zhurma erdhi nga informacioni i mangët, çfarë po ndodh

Zhvendosja e Kadastrës nga Vlora në Tiranë, Rama: Zhurma erdhi nga informacioni i mangët, çfarë po ndodh

Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvendosjen e Kadastrës nga Vlora në drejtim të Tiranës. Në podcastin “Flasim”, Rama ka deklaruar se Kadastra prej kohësh ka kaluar në sistemin online, model ky që mundëson që shumica e procedurave kadastrale, nuk kanë nevojë për paraqitjen fizikisht në një sportel të qytetarit. Ai shtoi se e gjithë zhurma që ka ardhur gjatë këtyre ditëve ka qenë nga mungesa e saktë e informacionit, teksa ka treguar edhe synimin e kësaj lëvizje. “Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitiv me sportele, radha, ecejake, zvarritje etj, etj, në një model shërbimesh online, ende i pambyllur plotësisht në të gjithë ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës, e-Albania, ky model mundëson që shumica e procedurave...