“Zhvatje si inceneratorët e Tiranës”/ Projekti ‘Durana Tech Park’, Blushi: Është një tjetër skemë mashtrimi…
Sekretari dhe Kreu i grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi është ndalur te projekti ‘Durana Tech Park’. I ftuar në një studio televizive, Blushi tha se kjo është një tjetër skemë mashtrimi, si me rastin e inceneratorit të Tiranës. Ai tha se në atë park, që e ka inspektuar dje nga afër, ka vetëm një livadh. Ai tha se nuk ka një park, por një parajsë fiskale që ka si synim të vidhet dhe të plaçkiten fondet. “Shqiptarët e morën të mirëqenë që parku u ndërtua. Pasi kështu e shfaqi këtë godinë Edi Rama. (Tregon planin në foto) Mjafton një kërkim në google map, dhe del e gjithë e vërteta. Vetëm 30 minuta larg Tiranës, në lokacionin që vetë kompania ka bërë publike, shkova vet...
Burimi:
sot.com.al