Zhulali: Skandali i AKSHI-t dhe ligji amerikan vendosin Ramën nën presion maksimal, dorëheqja rruga e vetme

Zhulali: Skandali i AKSHI-t dhe ligji amerikan vendosin Ramën nën presion maksimal, dorëheqja rruga e vetme

Qeverisja është tashmë “e kalbur në çdo hallkë” dhe përbën një rrezik jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për sigurinë e NATO-s dhe Bashkimit Europian. Kjo situatë është përkeqësuar nga skandali i rrjedhjes së të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i cili nuk konsiderohet më një sulm i jashtëm, por një akt i brendshëm nga zyrtarë të lartë shtetërorë. Hetimi i SPAK, i cili i akuzon të përfshirët si “strukturë e organizuar kriminale”, ka ekspozuar një cenueshmëri të thellë në infrastrukturën kritike të sigurisë, e cila është e ndërlidhur drejtpërdrejt me sistemet e NATO-s. E ftuar dje në Syri TV, Ilda Zhulali, eksperte e Çështjeve Ndërkombëtare, tha se qeverisja aktuale në Shqipëri po përballet me një presion ndërkombëtar të paprecedentë,...