Zgjidhen 5 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, interpelanca me Ibrahimajn dhe ligji i ndryshuar për AKSHI-n

Zgjidhen 5 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, interpelanca me Ibrahimajn dhe ligji i ndryshuar për AKSHI-n

Në seancën plenare të ditës në Kuvend, të thirrur në orën 10:00, do të zgjidhen 5 anëtarët mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nga 5 anëtarët, 3 emra vijnë si përzgjedhje e PS-së, ndërsa 2 emra të tjerë si përzgjedhje e kryeministrit Edi Rama në bazë të aplikimeve që kanë shkuar në qeveri. 3 emrat që vijnë si përzgjedhje e PS mes kandidatëve, të cilat i paraqitën në Kuvend, janë: 1.  Ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa 2.  Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj 3.  Matilda Shehu Dy kandidatët e propozuar nga kryeministri Rama përmes aplikimeve që shkuan në qeveri janë: 1.   Ish-ministri Ervin Mete 2.  Jonida Prifti, teksa mbetet për të bërë edhe një propozim. Puna e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është e bllokuar pasi gjashtë anëtarëve u ka mbaruar mandati,...