Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi, gazetari Flogert Muça komentoi zhvillimet në opozitë dhe debatet për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Sipas Muçës, opozita duhet të ketë të qartë dhe të vendosur kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës dhe për kryeministër, duke dalë me figura politike që, përballë forcës së mazhorancës, sipas tij të jenë në gjendje të krijojnë një thyerje të madhe elektorale dhe të përballojnë çdo ndërhyrje. “Gara politike është një garë politike dhe Partia Demokratike doli dhe argumentoi që Flor Binaj, edhe pse nuk është kandidaturë politike, atëherë lidershipi i PD doli dhe tha që të kemi një kryetar bashkie të qytetarëve dhe jo domosdoshmërisht politik, partiak. Tani ka një hap mbrapa, rikthehen. Më herët na thanë që na...