Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD në rrethe/ Në Peqin për herë të parë zgjidhet një grua, Gripshi fiton garën

Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD në rrethe/ Në Peqin për herë të parë zgjidhet një grua, Gripshi fiton garën

Në zgjedhjet e zhvilluara këtë fundjavë në degën e PD në Peqin, anëtarësia votoi për kryetarin e ri të degës, e cila do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua. Enkelejda Gripshi është kryetarja e re e degës së PD në Peqin e cila garoi me Armand Kurtin, dy kandidatura me role aktive si brenda strukturave të partisë, ashtu edhe në jetën publike lokale. Zgjedhja e saj shënon një moment historik për këtë degë, pasi ajo bëhet gruaja e parë që merr këtë detyrë që prej themelimit të partisë në qytet. Ky zhvillim shihet si një sinjal për hapje dhe rinovim brenda strukturave lokale, si dhe për rritjen e rolit të grave në politikë. Procesi i votimit dhe numërimit është cilësuar i rregullt...