Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

“Berisha ka frikë nga gara”, kështu u shpreh analisti Ergys Mërtiri, ndërsa komentoi zgjedhjet për kryetar në PD si edhe kandidaturën e Ervin Salianjit. Gjatë intervistës në “News24”, Mërtiri u shpreh se Salianji sipas tij do të jetë i përjashtuar, megjithatë nënvizon se ka fituar kredibilitet gjatë gjithë kësaj kohë. Sipas tij Salianji e ka nxjerrë Berishën një figurë të dobët. “Salianji besoj nuk do të marrë dot pjesë në garë, zot Berisha do e përjashtojë. Salianji do jetë i përjashtuar nga këto zgjedhje. Por besoj se duke u përjashtuar ka fituar kredibiliteti politik sepse e ka nxjerr Bërishën të dobët dhe kjo i jep superioritet Salianjit. Pra Berisha vitin e ardhshëm do futet në zgjedhje dhe me gjasë do humbasë çdo bashki dhe çfarë...