Zgjedhjet pë kreun e PD Shkodër, Boçi: Angazhim me i fortë për të arritur synimin e një qeverie teknike!

Zgjedhjet pë kreun e PD Shkodër, Boçi: Angazhim me i fortë për të arritur synimin e një qeverie teknike!

Partia Demokratike në Shkodër ka mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të degës, një proces i cili u karakterizua nga një pjesëmarrje e lartë, me 1781 anëtarë që shprehën vullnetin e tyre përmes votës. Drejtuesi politik i PD-së për qarkun, Luçiano Boçi, në një lidhje direkte në një studio televizive e cilësoi procesin si të qetë dhe të rregullt, ndërsa theksoi se pjesëmarrja masive është tregues i pritshmërive të larta që qytetarët kanë ndaj forcës opozitare. Sipas Boçit, ky interes i shtuar nuk vjen vetëm nga anëtarësia, por nga i gjithë qyteti i Shkodrës. “Kjo pritshmëri ka të bëjë me atë shpresë dhe besimin që qytetarët duan të gjejnë brenda Partisë Demokratike, specifikisht këtu në Shkodër, por edhe në gjithë Shqipërinë,” deklaroi ai, duke shtuar...