Zgjedhjet në PD Shkodër/ Kryetarja tërhiqet nga gara
Kryetarja aktuale e PD Shkodër, Eliona Shkreli ka njoftuar se është tërhequr nga gara për zgjedhjet e ardhshme në degë. Shkreli shkruan se ka vendosur të tërhqet për t’u dhënë hapësirë kandidatëve në garë. Më tej në reagimin e saj, Shkreli deklaron se do të vijojë të jetë aktive në strukturat e Partisë Demokratike. Reagimi i Eliona Shkrelit Zyrtarisht, njoftoj tërheqjen time nga gara për zgjedhjet për kryetare të PD dega Shkodër ! Drejtimi i degës së PD Shkodër ishte për mua një përgjegjësi e madhe morale, shoqërore dhe politike. Ishte sfidë në një kohë të vështirë politike përballë këtij pushteti kriminal, korruptiv dhe i pashpirt ndaj demokratëve! Ishte sfidë në një proces zgjedhjesh të pabarabarta përballë një shteti kriminal! Dua të falenderoj të gjithë...
Burimi:
sot.com.al