Zgjedhjet në PD, a do kandidojë Berisha përballë Salianjit? Kreu i PD mbyll konferencën: I’a fali veten…
Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga selia blu. I pyetur nga gazetari Osman Stafa në lidhje me zgjedhjet që mund të mbahen në PD në pranverë dhe faktit se a do të kandidonte përballë Ervin Salianjit, Berisha u shpreh se ky i fundit është i vetë përjashtuar nga partia. “Nuk jam këtu për atë çështje. Salianji është i vetëpërjashtuar ia fal vete atyre, bëri zgjedhjen e vet”, tha ai ndërsa mbylli konferencën.
Burimi:
sot.com.al