Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot liderin hungarez Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara të dielën në Hungari, duke e cilësuar atë si fillimin e një kapitulli të ri për vendin. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shprehet se mezi pret të bashkëpunojë me kryeministrin e ri për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve. “Urime të ngrohta Peter Magyar për fitoren vërtet mbresëlënëse. I uroj kryeministrit të ri të Hungarisë çdo sukses në përpjekjen e madhe për të hapur një kapitull të ri për vendin e tij dhe mezi pres të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona”, shkruan Rama. Në të njëjtin reagim, kreu i qeverisë shqiptare ka ndalur edhe te raporti me...
Burimi:
javanews.al