Zgjedhjet në degën e PD/ Leskaj: Garë dinjitoze, u shpreh qartë vullneti i demokratëve të Vlorës
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e Degës së Partisë Demokratike në Vlorë. Sipas Leskajt, procesi zgjedhor u zhvillua më 15 mars 2026 dhe u realizua sipas parimit “Një anëtar, një votë”, duke u konsideruar si një proces i rregullt dhe demokratik. Në garë morën pjesë dy kandidatë: Nada Mecorapaj dhe Darling Banushaj. Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, fituese u shpall Nada Mecorapaj, e cila nga sot merr drejtimin e Degës së Partisë Demokratike në Vlorë. Në reagimin e tij, Leskaj falenderoi të dy kandidatët për angazhimin dhe korrektësinë gjatë procesit zgjedhor, duke e cilësuar garën si dinjitoze. Ai i uroi suksese...
Burimi:
sot.com.al