Zgjedhjet e reja në PD/ A do kandidojë Berisha përballë Salianjit?
Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga selia blu. I pyetur në lidhje me zgjedhjet që mund të mbahen në PD në pranverë dhe faktit se a do të kandidonte përballë Ervin Salianjit, Berisha u shpreh se ky i fundit është i vetë përjashtuar nga partia. “Nuk jam këtu për atë çështje. Salianji është i vetëpërjashtuar ia fal vete atyre, bëri zgjedhjen e vet”, tha ai ndërsa mbylli konferencën.
Burimi:
ntv.al