Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Angazhimi në një betejë kundër plastikës është një fokus i mazhorancës socialiste. Në fjalën e tij përmbyllëse në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se kjo mund të arrihet vetëm me vetëdijësim dhe e gjithë PS do të angazhohet. “Kjo nuk bëhet me polici, kjo nuk bëhet me inspektime, kjo nuk bëhet me gjoba, kjo bëhet me vetëdijësim. Partia Socialiste do të angazhohet e gjitha në një betejë qytetare dhe vullnetare kundër plastikës, kundër shisheve plastike, kundër qeseve plastike. Një betejë shumëdimensionale sepse duhet ta bëjmë”, tha Rama. Gjithashtu, në Asamblenë e ardhshme të PS që mbahet në pranverë, do të nisë fushata e re e anëtarësimeve në parti. Duke ironizuar kundërshtarët, Rama tha se ndërsa ata merren me humbjen, PS sheh drejt fitores së radhës duke...
Burimi:
opinion.al