‘Zgjedhja e kreut të Avokatit të Popullit, antikushtetuese’/ Kalaja njofton depozitimin e kërkesës, në GjK

‘Zgjedhja e kreut të Avokatit të Popullit, antikushtetuese’/ Kalaja njofton depozitimin e kërkesës, në GjK

Ish-kandidatja për kreun e Avokatit të Popullit, Adriana Kalaja ka njoftuar se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese procedurën e zgjedhjes nga Kuvendi i Shqipërisë. ‘Ju bëj me dije se nesër, më datë 29.12.2025, depozitoj në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën time me objekt: – Konstatimin e antikushtetutshmërisë dhe pavlefshmërisë, së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 11 dhjetor 2025. Po kështu, kam kërkuar edhe pezullimin e efekteve juridike të këtij procesi antikushtetues dhe antiligjor, deri kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të botohet në Fletoren Zyrtare’, shkruan Kalaja në Facebook. Postimi i plotë: NJOFTIM: Të Nderuar Miq dhe Mbështetës. Duke uruar të jeni shumë mirë, si dhe duke Ju falenderuar për gjithë mbështetjen pa kushte dhe të pakufishme që më keni dhënë...