Zgjedhja e Avokatit të Popullit përfundon në GJK, Kalaja depoziton ankimimin për shkeljet e rënda

Zgjedhja e Avokatit të Popullit përfundon në GJK, Kalaja depoziton ankimimin për shkeljet e rënda

Zgjedhja e Avokatit të Popullit përfundon në GJK, Kalaja depoziton ankimimin për shkeljet e rënda Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Avokatja Adriana Kalaja, njëra prej pjesëmarrëseve në garë, ka depozituar një kërkesë për të shpallur të gjithë procedurën si antikushtetuese, duke pretenduar se ajo është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore. Në një deklaratë për mediat nga ambientet e jashtme të Gjykatës Kushtetuese, Kalaja argumentoi se procesi bie ndesh jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me ligjin organik për Avokatin e Popullit dhe me rregulloren e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas saj, shkeljet kanë nisur që në hapjen e garës më 13 tetor 2025 dhe kanë vazhduar deri në votimin e datës 1 dhjetor 2025. “Kam konstatuar...