“Zëvendëskryeministrja po mban peng shtetin”, Doda për çështjen Balluku: Duhej të jepte dorëheqjen që ditën e parë të..
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda thotë se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen, që ditën e parë që u mor nën hetim. Në një intervistë televizive, Doda u shpreh se çështja e saj nuk duhet të kishte shkuar te Gjykata Kushtetuese. “Çfarë ndodh në Shqipëri është gjithmonë e pajustifikueshme. Kjo nuk duhet të kishte shkuar as në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi një zëvendëskryeministre, e dyta në radhë, që akuzohet, është nën akuzë. Jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por përdor çdo mekanizëm për të mbajtur karrigen. Në asnjë vend të botës, kjo nuk duhej të shkonte në asnjë lloj gjykate sepse duhet të ishte bërë gjëja e duhur dhe e moralshme, zëvendës kryeministre, ministre, deputete, e akuzuar për miliona euro...
Burimi:
sot.com.al