“Zemërim ndaj Lubi Ballukut, Ramaduros dhe Lindave të tij”/ Berisha: Protesta e djeshme, revoltë

“Zemërim ndaj Lubi Ballukut, Ramaduros dhe Lindave të tij”/ Berisha: Protesta e djeshme, revoltë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për mediat ku komentoi protestën e zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, të organizuar nga PD. Berisha deklaroi se protesta zgjati rreth tre orë dhe se, sipas tij, qytetarë nga Tirana dhe mbarë vendi u përballën me forcat e rendit në atë që ai e cilësoi si një reagim masiv kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai falënderoi pjesëmarrësit, duke përfshirë burra, gra, të rinj dhe të moshuar, për angazhimin në protestë. Sipas Berishës, protesta nuk kishte si qëllim goditjen e institucioneve apo ndërtesave shtetërore, por ishte një shprehje zemërimi ndaj asaj që ai e quajti korrupsion të qeverisë, vjedhje të fondeve publike dhe lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Ai...