Zbulohet ora e protestës së 12 marsit para parlamentit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se protesta e opozitës më 12 mars do të zhvillohet në orën 10:00 para Parlamenti i Shqipërisë. “12 marsi është dita e madhe. E gjithë Shqipëria para parlamentit. Dita e pranverës së demokracisë, dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Në ora 10, t’i japim përgjigjen e merituar Edvin Kristaq Ramës dhe bandës së tij. Rroftë Shqipëria, fitore, fitore!“, tha Berisha. Gjatë fjalës së tij në Foltoren e kësaj të hëne, Berisha u drejtua ndaj qytetarëve dhe intelektualëve, duke u bërë thirrje të dalin nga “guaska e konformizmit” dhe të jenë pjesë e mobilizimit qytetar. “U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më...
Burimi:
opinion.al