Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Metën dhe protestoja për Fatos Nanon…
Humori në hyrje të gjykatës i Monika Kryemadhit ka vijuar edhe gjatë seancës paraprake, e cila duke kundërshtuar SPAK-un ironizoi duke thënë “kur ju pretendoni që babai im ka falsifikuar dokumentet e banesës unë dilja në protestë për të liruar Fatos Nanon dhe më pas dashuroja Ilir Metën”. Ish-deputetja hedh poshtë ekspertizën financiare të prokurorisë së posaçme për të ardhurat e çiftit ndaj në fjalën e saj Kryemadhi kërkoi riekspertim financiar. Duke kërkuar rikthim të telefonit që është sekuestruar në shkelje të procedurës, mbasi në atë kohë ishte deputete, Kryemadhi mori një përgjigje nga gjykata që e pranoi kërkesën. Ndërkohë që për kërkesat kryesore për rikthim të çështjes për hetime të mëtejshme, mes tyre për të pyetur Ardian Shatkun, por edhe përfaqësues të GSI, gjykata...
Burimi:
ntv.al