Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim, që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë, në rrjetet sociale, duke theksuar se institucioni i tyre mbështetet vetëm në fakte dhe në prova. Në fakt, ajo që po ndodh në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj i ngjan më tepër akuzave për agjitacion dhe propagandë, se sa një procesi të bazuar me fakte dhe prova. Një audio e siguruar nga gazeta TemA dhe që ka të bëjë me seancën për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt në GJKKO tregon se si prokurori Ols Dado i referohet një shkrimi në media duke akuzuar se sipas tij kryebashkiaku ka paguar 221 mijë dollarë për lobim në SHBA. Lobimi në fakt është vetëm një pjesë e...
Burimi:
javanews.al