Zbulohet agjenda/ Takimet e opozitës shqiptare në Bundestag dhe në qeverinë gjermane

Zbulohet agjenda/ Takimet e opozitës shqiptare në Bundestag dhe në qeverinë gjermane

Përfaqësues të Partisë Demokratike po zhvillojnë takime në Berlin,  në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.  Delegacioni i opozitës shqiptare, përbëhet nga Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Klevis Balliu. Takimi i parë është ai me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag dhe raporter për Shqipërinë, një figurë kyçe në vendimmarrjen gjermane për procesin e zgjerimit të BE-së. Takimet e tjera janë të fokusuara në çështje kyçe të procesit të integrimit europian, përfshirë funksionimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Axhenda përfshin takime me: * Kryetarin e Komisionit për...