Zbulohet agjenda e grupit të PS, Rama mban fjalën kryesore, pritet qëndrim për Ballukun. Raportojnë 10 ministra
Partia Socialiste mbledh të enjten paradite grupin e saj të deputetëve nën moton “Sfidat parlamentare për Shqipërinë 2030”. Takimi i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, do të nisë fjalën me Kryeministrit Edi Rama. Burime nga PS zbuluan se Rama do të bëjë të ditur edhe qëndrimin që do të mbahet në parlament lidhur me kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Pas mbledhjes së këshillit të mandateve, kreu i grupit socialist Taulant Balla deklaroi se çështja “Balluku” do të shqyrtohej në takimin më të parë të deputetëve, ndërsa raporti po hartohet nga Ulsi Manja. Ndërkohë, në mbledhjen e grupit socialist është parashikuar që të raportojnë 10 ministra e secili prej tyre do të ketë 7 minuta në...
Burimi:
vizionplus.tv