Zbulohen emrat/ Kush janë drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit
Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën e PS. Për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore që do mbahen vitin e ardhshëm, PS do të ketë drejtues të rinj në 12 qarqet e vendit. Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, do vijojë të qëndrojë në krye të drejtimit të qarkut të Fierit. Emrat e drejtuesve të qarqeve: Në qarkun Tiranë Taulant Balla, ndërsa Bashkia e Tiranës nga Ogerta Manastirliu Në Durrës Blendi Klosi Në Dibër Ulsi Manja Në Fier Belinda Balluku Në Gjirokastër Mirela Kumbaro Në Vlorë Bledi Çuçi Në Lezhë Ermal Nufi Në Kukës Petrit Malaj Në Shkodër Enea Karakaçi Në Korçë Niko Peleshi Në Berat Ervin Demo Në Elbasan Arbian Mazniku
Burimi:
sot.com.al