Zbardhet vendimi i plotë i GJK për kthimin në detyrë të Veliajt si kryebashkiak, zbulohet arsyetimi i gjyqtarëve
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të martë vendimin e plotë për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u kthye në detyrë në 31 Tetor. Vendimi, i marrë më 31 tetor 2025, vlerëson se shkarkimi nuk i respektoi garancitë kushtetuese të mandatit të një të zgjedhuri vendor. Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson disa pika kryesore: Juridiksioni kushtetues aktivizohet pavarësisht shkaqeve formale – “Nëse shkarkimi prek mandatin e një organi të zgjedhur vendor, atëherë kontrolli kushtetues sipas nenit 115 të Kushtetutës aktivizohet, pavarësisht se shkaku është referuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore.” Neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore nuk ka fuqi autonome – Shkaqet e parashikuara, përfshirë mungesën tremujore, interpretohen si konkretizim i nocionit kushtetues “shkelje e rëndë”, dhe jo si arsye...
Burimi:
sot.com.al