Zbardhet vendimi: Bashkitë do të vendosin tavan për çmimet e shezlongëve, edhe plazhet publike bëhen me pagesë

Zbardhet vendimi: Bashkitë do të vendosin tavan për çmimet e shezlongëve, edhe plazhet publike bëhen me pagesë

Qeveria ka miratuar ndryshime rrënjësore në rregulloren për stacionet e plazhit, duke u dhënë kompetenca të reja bashkive për të kontrolluar çmimet e shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike. Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, që ndryshon rregulloren e vitit 2024, sjell rregulla më të rrepta për sezonin e ardhshëm veror, duke përfshirë në hartën e turizmit edhe lumenjtë, krahas detit dhe liqeneve. Çmime tavan për shezlongët Për herë të parë, Këshillat Bashkiakë do të kenë të drejtën të vendosin “çmime tavan” përpara fillimit të sezonit. Vendimi parashikon që “bashkia mund të miratojë çmimet maksimale për çdo zonë bregdetare, të cilat do të shërbejnë si kufi për subjektet private”. Nëse Këshilli Bashkiak nuk merr vendim, çmimi maksimal do të negociohet mes...