Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, të drejtuar nga kryetari David McAllister. Sipas një njoftimi të PD-së, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, bashkë me deputetet Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi kanë shprehur vlerësimin e tyre për raportin e Parlamentit Europian mbi zgjedhjet e 11 Majit. Ndër të tjera thuhet se në takim, deputetët kanë shprehur shqetësim për regresin që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, shoqëruar nga Zv.Kryetarja e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërinë në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, znj. Jorida Tabaku dhe Zv.Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Europën...