Zbardhet takimi i Berishës me eurodeputetin Gahler: Skandali “Balluku” po përdoret nga Rama

Zbardhet takimi i Berishës me eurodeputetin Gahler: Skandali “Balluku” po përdoret nga Rama

Gjatë takimit, Berisha i shprehu përfaqësuesit të lartë europian shqetësimet e opozitës për “aferën Balluku” dhe AKSHI-t, si dhe përpjekjet e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacion, me qëllim krijimin e një mburoje për korrupsionin e tij dhe të ministrave. Berisha theksoi se amendamentet ligjore që synon Rama dëmtojnë, jo vetëm luftën e drejtësisë kundër korrupsionit, por edhe procesin e integrimit europian. Sipas kryetarit të PD, opozita e mbështet pa kushte procesin e itengrimit në BE, por kërkon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, i bazuar në meritë, dhe të mos përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria. Berisha bëri edhe një panoramë të thelluar të skandalit të AKSHI-t dhe përfshirjen e Kryeministrit vetë dhe me familjarë të tij në këtë aferë të rëndë, e...